Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bled Mane, ka reaguar pas përfundimit të këtij spektakli.
Ai ka bërë një reagim në rrjete sociale, ku ka falënderuar të gjithë ata që punuan për këtë format.
Në fotografinë e publikuar në Instagram, ai shfaqet krah opinionistes Anita Muçaj – Haradinaj si dhe moderatorëve: Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi.
“Rrugëtimit tonë i erdhi fundi. Faleminderit çdokujt që punoi e kontribuoj në Big Brother Vip Kosova 2”, ka shkruar ai.
Bledi shquhet për komentet e tij pikante dhe ngacmimet që ka bërë herë pas here me konkurrentët.