
Blendi Fevziu ishte pjesë e një interviste për revistën ‘Class’, ku iu përgjigj ‘100 pyetjeve’ të ndryshme mbi profesionin e tij si gazetar, por nuk kanë munguar edhe pyetjet për jetën e tij private.
Në këtë intervistë ai për herë të parë ka rrëfyer diçka më shumë për bashkëshorten e tij, Ines si dhe për dy vajzat. Siç është shprehur dhe Fevziu, Ines ka zgjedhur që të ruaj një profil të ulët publik dhe sipas gazetarit, kjo është një nga arsyet se përse marrëdhënia e tyre ka funksionuar gjithë këto vite.
Blendi Fevziu më pas është pyetur dhe për historinë e tyre të dashurisë, e cila rezultoi të jetë një rastësi e bukur e fatit, pasi sipas tij ata janë dashuruar me shikim të parë, por u është dashur të presin 11 vite që të ritakoheshin dhe të krijonin lidhjen e tyre.
“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit, kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, ka treguar ai.
bal