ShowBizzz

Bleona Qereti paraqitet në gjykatën penale të Tiranës, zbulohet arsyeja

Këngëtarja Bleona Qereti është paraqitur ditën e sotme (e hënë) në Gjykatën penale të Tiranës.

Ajo është kapur teksa hyn në gjykatë e shoqëruar me avokaten Endira Bushati.

Sipas shqiptarja bëhet fjalë për një kallëzim të bërë ndaj një studio arkitekturore, me të cilën kishte pasur një kontratë për arredimin e një apartamenti.

Mësohet se këngëtarja shqiptare e cila jeton në ShBA ka dhënë një pjesë të lekëve por që nga studioja arkitekturore nuk janë kryer punimet, për këtë arsye çështja ka përfunduar në gjykatë.

Prokurorja e mëparshme që ka pasur dosjen, dhe që është larguar nga vetingu, ka kërkuar pushimin e çështjes.

Sot prokurori aktual Bledar Valikaj kërkoi tërheqjen e akteve për hetim më të thelluar.