ShowBizzz

Blerando mërzitet dhe qan në Big Brother VIP Kosova 2

Duket se dita e sotme (e diel), nata e fundit e vitit 2023, nuk ka ecur mirë për disa nga banorët.

Kjo për faktin se janë parë duke qarë e duke qëndruar të vetëm në oborrin e shtëpisë.

Mbase mund të jetë se ky është viti i tyre i parë që e festojnë larg familjes e njerëzve të tyre të afërt.

Pas Ylli Dervishit, është parë duke qarë edhe konkurrenti tjetër i këtij reality shou, Blerando.

I njëjti nuk ka dhënë ndonjë arsye specifike, por që ka qenë një moment më emocionues për të.

Ata tashmë po qëndrojnë në izolim dhe jashtë realitetit për më shumë se dy muaj.