ShowBizzz

Blero dhe Afrona rifillojnë flirtin mes tyre? Veprimi i fundit tha gjithçka

Ndonëse ka dy vite që i kanë ndarë rrugët, Blero dhe Afrona kanë bërë “lëmsh” rrjetin me disa veprime në rrjetet sociale.

Derisa Blero njoftoi pjesëmarrjen dhe detajet për performancën e tij në “Alba Festival”, në seksionin e komenteve ra në sy një detaj.

Ishte Afrona ajo e cila kishte lënë një koment, duke i uruar fat në pjesëmarrjen e tij e duke i thënë që “ta digjte” skenën.

Por, përgjigjen që ia ktheu Blero në komente ishte edhe më i habitshëm: “Nëse nuk vjen ti nesër se ‘knoj’ këngën tënde”

Ky komunikim mes dyshes nxiti shumë spekulime dhe ngriti shumë pikëpyetje për relacionin e tyre. A janë zbutur gjakrat mes tyre, dhe a ka filluar një flirt?



lokimagazine