ShowBizzz

Blero për Lindën: Nuk ka asnjë hit, nuk ka punë as bagazh

Blero ka thënë se e respekton Linda Halimin për vokalin, por sipas tij, ajo nuk ka asnjë hit.

Këtë ia tha këngëtari Edonës, teksa po bisedonin për të.

“Ti e din showbizin evropian amo shqiptar jo, nuk ka punë ska bagazh nuk ka ndonjë depërtim”, tha Blero.

“Ajo knon supër mirë, por populli jonë e pranojnë atë që ia don zemra, kaq përfundon muhabeti”, shtoi Blero.

Ai vazhdoi duke thënë se Linda ka zë shumë të mirë, por nuk mbahet mend për një këngë e cila është dëgjuar shumë.