Blero Muharremi ka zbuluar së fundmi në Big Brother VIP Kosova 2 se si është shkruar teksti i këngës së tij të famshme, “N.U.N”.
Teksa po qëndronte në dhomë të gjumit me Blerandon e Ardin, ai u tregoi se si u bë kënga.
“Ne u ndamë çdo gjë për gjysmë e lamë”, nisi fillimisht artisti duke prezantuar pak nga ky projekt.
“A dëshiron ta dish tripin e tekstit si është?”, iu drejtua këngëtari shqiptar, Blerandos.
“E bëmë ne këngën dhe i ka kjo në vitin 2014, tetor 2014. E përfunduam këngën, s’kishim ide për tekst. Ndodhi një rast vdekje, vdiq babai i dhëndrrit tim. Isha unë me një shok. Rrugës duke shkuar për në varrim, më tha shoku; e kryjta tekstin, i thashë cilin tekst, tekstin e këngës”, thekson 45 vjeçari.
I njëjti tutje shtoi: “Si e kryjte? Më tha dëgjoje, se e kish shkruar në telefon, do të thotë duke shkuar në varrim”.
“N.U.N” ndryshe erdhi pas ndarjes së tij nga aktorja Teuta Krasniqi dhe u aludua se këtë këngë ia dedikoi asaj.