ShowBizzz

Luana Vjollca konfirmon rikthimin në Top Channel me këtë emision?

Luana Vjollca ka ngritur pikëpyetje për një rikthim të mundshëm në Top Channel, pas një postimi që ka bërë në Instagram dhe që lidhet drejtpërdrejt me një prej emisioneve më të njohura të karrierës së saj.

Moderatorja ka rishpërndarë në Story një postim me pamje nga “Shiko Kush Luan”, programi që ajo drejtoi për disa sezone në Top Channel. Postimi ishte publikuar me rastin e ditëlindjes së saj dhe rikthente momente nga emisioni.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është reagimi i Luanës. Krahas postimit, ajo shkruan: “Më ka marrë malli për ju”, shoqëruar me një zemër të kuqe.

 

Ky mesazh ka mjaftuar për të ngritur pyetjen nëse Luana po paralajmëron një rikthim në Top Channel dhe, më konkretisht, një rikthim të “Shiko Kush Luan”.

Në një periudhë kur televizionet po prezantojnë programacionin dhe ndryshimet për sezonin e ri, koha e këtij postimi e bën edhe më interesant sinjalin e Luanës.

Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar se “Shiko Kush Luan” do të rikthehet apo se Luana Vjollca do të jetë sërish pjesë e Top Channel.

Të Ngjashme