ShowBizzz

Bleu shkollën e tij dhe e shembi për t’u hakmarrë ndaj mësuesve, ‘kryqëzohet’ aktori i njohur turk

Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul është ‘kryqëzuar’ nga fansat e tij pas një postimi në Instagram, ku bën me dije se ka blerë dhe shembur shkollën e fëmijërisë së tij. Në postimin e tij, Ertugrul u tha fansave të tij se motivimi i tij ishte hakmarrja për “drurin që kishte ngrënë” nga mësuesit e tij në fëmijëri.

Ai ka postuar një foto në Instagram brenda rrënojave, ku shprehet se është hakmarrë për shkollën që e ka traumatizuar mendërisht dhe fizikisht në fëmijërinë e tij. Postimi mori mijëra komente, ku shumë kritikuan veprimet e tij si destruktive dhe antiturke. Ertuğrul ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e aktorit turk ishin të ndarë mes atyre që e mbështetën lëvizjen e tij dhe atyre që mendonin se po dërgonte mesazhin e gabuar për fëmijët e vegjël.

Caglar Ertugrul ka lindur më 5 nëntor 1987 dhe ka fituar çmimin Golden Butterfly për aktorin më të mirë në një komedi romantike në 2020 për rolin e tij në filmin Afili Aşk dhe çmimin e aktorit më të mirë në një seri televizive në 2021 për rolin e tij në filmi Teşkilat. Ai konsiderohet si një nga aktorët më të mirë turk të dramave turke. /abcnews.al

TS Poll - Loading poll ...