Lajme

Boçi: Mosparaqitja e Berishës në GJKKO, zgjidhja ideale

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi e ka cilësuar si zgjidhje ideale qëndrimin e Berishës për të mos u paraqitur në GJKKO.

I ftuar në “Open”, Boçi tha se Prokuroria duhet t’i shkonte kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e më pas ajo do i drejtohej Këshillit të mandateve dhë në fund thirret personi që është ngritur akuza, pra Sali Berisha.

Në këto kushte, Berisha do duhej të jepte sqarimet e më pas, sipas deputetit demokrat, dilet me një raport brenda një afati dy javor. Më tej, demokrati shtoi se Berisha ka bërë zgjedhjen ideale duke respektuar Gjykatën me dërgimin e përfaqësuesit të tij.

“Prokuroria duhej t’i shkonte kryetares së Kuvendit, më pas më pas kryetarja e Kuvendit i drejtohet Këshillit të mandateve dhe thirret dhe personi që është ngritur akuza, jep sqarimet, dhe më pas dilet me një raport brenda një afati 2 javor.

Berisha për mua ka gjetur zgjidhjen ideale, ka respektuar Gjykatën dhe ka dërguar përfaqësuesin e tij dhe vetë ka kërkuar respektimin e Kushtetutës” u shpreh Boçi.