Nexhmije Gjema ka publikuar në Facebook një videokëngë me titull “Boll ke mo”, të cilën e ka realizuar me inteligjencë artificiale në bashkëpunim me Lili Halil Radogoshi.
Përmes këtij krijimi, Gjema thotë se kënga nuk është thjesht një projekt muzikor, por një thirrje që buron nga mllefi, lodhja, pritja dhe shpresa e një populli.
Sipas saj, “Boll ke mo” është një britmë kundër mashtrimeve, rrenave dhe bllokimeve, duke e përmbledhur në një fjali ndjenjën që shumë qytetarë e kanë shprehur në momente zhgënjimi: “Na duhemi me jetu dikur!”
Në postimin e saj, Gjema ka ftuar qytetarët ta shikojnë videon deri në fund dhe ta shpërndajnë nëse u pëlqen mesazhi i këngës.
Ajo ka bërë gjithashtu thirrje që nëse ndonjë bend, grup muzikor apo artist dëshiron ta interpretojë live këngën “Boll ke mo”, ta kontaktojë, duke theksuar se kjo këngë është krijuar “me u këndu me za t’naltë, jo me mbet veç n’telefon”.
Postimi i plotë:
“BOLL KE MO!
Nganjëherë një kangë nuk lind prej studios…
Lind prej mllefit, lodhjes, pritjes dhe shpresës së një populli.
Kjo kangë u realizu me AI nga unë dhe Lili Halil Radogoshi.
‘BOLL KE MO’ nuk është veç kangë.
Është thirrje.
Është britmë.
Është ajo fjalia që secili prej nesh e ka thanë të paktën disa herë:
Boll me mashtrime.
Boll me rrena.
Boll me bllokime…
Na duhemi me jetu dikur!
Nëse edhe ti e ke ndie ndonjëherë këtë ndjenjë, shikoje videon deri në fund.
Nëse t’pëlqen, mos e kalo pa e shpërnda.
E nëse ka ndonji bend, grup muzikor apo artist që don me e interpretu live kangën ‘BOLL KE MO’, le të na kontaktojë. Kjo kangë u kriju me u këndu me za t’naltë, jo me mbet veç n’telefon!
QITJA PIKËN!
