Ka një zë mjaft të bukur kur është puna te këndimi live, ai të kënaq shpirtin dhe krijon një atmosferë të veçantë.
Po flasim për këngëtarin me origjinë nga Ulqini, por që jeton në Amerikë, Valdet Luka, i cili sapo ka publikuar projektin muzikor të ri, që mban titullin “Boll ma”.
Ai ka bashkëpunuar për muzikë dhe tekst me Valon Biba, ndërsa arrangjamenti është realizuar në studion e hitbërësit Nexhat Mujovi, i njohur si Wirusi.
Kënga ka një videoklip të përshtatur me kujdes, i realizuar në Shkodër nga produksioni Power Media.
Valdeti është i angazhuar me muzikë që nga viti 2001, fillimisht si muzikant dhe më pas si këngëtar që nga viti 2006.
Ai është i fokusuar kryesisht në gëzimet dhe momentet e bukura familjare dhe është shumë i kërkuar. Mësojmë se para verës ai do të sjellë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm.
Derisa të vijë koha për këtë, mund të shijoni këngën e tij të re duke klikuar në linkun më poshtë. BS