ShowBizzz

Bora dhe Donaldi prindër së shpejti? Ja çfarë thotë mikesha e tyre, Semi Jaupaj!

Planet për një shtatzënie të mundshme të çiftit Bora Donald komentohen tashmë prej muajsh.

Megjithatë, për pritjen e ëmbël të mundshme të ciftit, është pyetur së fundmi edhe mikesha e tyre e ngushtë, Semi Jaupaj, e cila ka gjetur një mënyrë shumë të zgjuar për t’u përgjigjur.

Për këngëtaren, dyshes do t’i shkonte shumë një fëmijë, megjithatë dëshirat e tyre mbeten personale dhe është në varësi se sa gati janë.

“I shkon një bebe atyre, por këto janë gjëra personale.(qesh) Do i shkonte një bebe por tani edhe mami im mendon se mua do më shkonte një bebe, por sa gati jam unë të bëj një bebe.(qesh)”- u shpreh Semi në intervistën e sotme në “Live From Tirana”.

Kujtojmë që Bora ka një djalë, Arborin, nga lidhja e mëparshme me Dj e njohur Vin Velin.