Me duart mbi bark, Bora Zemani zor te mos ngjallte dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On Top”: Ky veprim i shtyu shumicen të mendonin se ishte fjala për një shtatzëni! “Një lumturi kaq e madhe, nuk mbahej dot vetëm për vete“, thoshte ajo, e më pas, shfaqej partneri i saj Donaldi, i ftuari i puntatës së radhës, që puthte dy duart e Borës. Por tani, moderatorja i mohoi thashethemet e pritjes se embel, te cilat ne fakt, i nxiti po ajo vete.Në hyrje të emisionit, teksa lexon disa nga komentet që ndjekësit e saj kanë bërë për nisjen e këtij emisioni të ri në Top Channel, thotë se do “nuk është akoma shtatzënë”.
“Një qershi e kuqe, mos s’mbaj duart te barku se na fiksove tani”, ishte komenti, ndërsa ajo i përgjigjet: “Dua të them që kam rreth dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark, sepse në momentin që prek barkun me duar ‘jam menjëherë shtatzënë’.” A ishte ajo sërish një viktimë e rrethanave, apo qe në fakt një lojë e stisur vetë për klikime? Dhe ndoshta atëherë kur të mbërrijë vërtet lajmi i bukur për ciftin, shumë do ta kenë të vështirë ta besojnë, dhe jo pa të drejtë!
bal