Lajme

Boris Johnson  pyeti shkencëtarët nëse ai mund të vriste Covid-19 me tharëse flokësh

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson kishte pyetur dy shkencëtarë të shquar, këshilltarë të qeverisë britanike, nëse do të ishte e mundur të përdorej një tharëse flokësh në hundë për të “vrarë” koronavirusin SARS-CoV-2 që shkakton Covid-19.

Në deklaratën e tij me shkrim, të lëshuar sot si pjesë e hetimit publik për trajtimin e pandemisë, Dominic Cummings pretendon se në mars 2020 kryeministri i atëhershëm britanik ndau me të tjerët “një video të një djali duke përdorur një tharëse hunde speciale për të vrarë Covid dhe pyetën këshilltarin shkencor të qeverisë Patrick Vallance dhe shefin e mjekësisë Chris Whitty se çfarë mendonin për këtë.

Videoja në fjalë nuk është më e disponueshme në internet sepse është hequr nga platforma YouTube .

Johnson dha dorëheqjen si kryeministër në korrik 2022 për shkak të një sërë skandalesh që kishin dalë në dritë në të kaluarën, shumë prej tyre kishin të bënin me shkeljen e rregulloreve shëndetësore për pandeminë.