Josep Borrell, Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, ka deklaruar së fundmi se Izraeli financoi krijimin e grupit militant palestinez Hamas.
Borrell doli me këtë deklaratë pasi kohët e fundit, mediat botërore bëjnë Kekryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu fjator për luftën në Gaza, pasi ka qenë vetë ai i ka financuar ndër vite.
Pas këtyre pretendimeve, Netanyahu i ka hedhur poshtë dhe ka deklaruar se nuk janë të vërteta, por Borell konfirmoi se kryeministri izraelit ka firmosur për krijimin e grupit terroris Hamas. Këtë e ka bërë në këmbim duke përfshirë lejimin e financimit të Rripit të Gazës nga Katar.
“Po, Hamasi është financuar nga qeveritë izraelite në një përpjekje për të dobësuar Autoritetin Palestinez të udhëhequr nga Fatah”, – tha Borrell.
“Krijimi i një shteti palestinez është e vetmja zgjidhje që çon në paqe. Ne besojmë se vetëm një zgjidhje me dy shtete e imponuar nga jashtë do të çonte në paqe, edhe pse Izraeli insiston ndryshe,” – shtoi më tej ai.
Hamasi ka sunduar Rripin e Gazës që nga viti 2007, pas një lufte të shkurtër kundër forcave të Fatahut, lëvizjes me bazë në Bregun Perëndimor të presidentit palestinez Mahmud Abbas.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo