Më 26 qershor, gazeta “Bota Sot” shënon 31-vjetorin e themelimit të saj, duke përfaqësuar një nga rrugëtimet më të gjata dhe më të qëndrueshme në hapësirën mediatike shqiptare.
Gjatë këtyre tri dekadave, ajo ka qenë pjesë aktive e zhvillimeve politike, shoqërore dhe kulturore, duke përcjellë ngjarjet kryesore në vend dhe në diasporë, si dhe duke u përshtatur me transformimet e mëdha të gazetarisë moderne, veçanërisht me kalimin në epokën digjitale.
Me këtë rast jubilar, bashkëpunëtorë të gazetës kanë ndarë vlerësimet dhe reflektimet e tyre mbi rolin dhe zhvillimin e “Bota Sot” ndër vite, si dhe mbi vlerat që e kanë mbajtur të qëndrueshme dhe të lexuar në publikun shqiptar.
Sipas tyre, “Bota Sot” ka shërbyer si një urëlidhëse mes shqiptarëve në diasporë dhe atyre në trojet shqiptare, duke pasqyruar zhvillimet kryesore politike, shoqërore dhe kulturore, si dhe duke u përshtatur me transformimet që ka sjellë epoka digjitale në gazetari.
“Bota Sot”, zëri i shqiptarëve

Ilir Vata
Me rastin e 31-vjetorit të themelimit të “Bota Sot”, analisti politik nga Shqipëria dhe bashkëpunëtori i gazetës, Ilir Vata, ka vlerësuar rolin dhe zhvillimin e saj në hapësirën shqiptare, duke theksuar rëndësinë e saj historike.
“Më 26 qershor, ‘Bota Sot’ shënon 31-vjetorin e themelimit të saj. Si bashkëpunëtor i gazetës ‘Bota Sot’, e vlerësoj lart zhvillimin e saj gjatë këtyre 31 viteve dhe përshtatjen me ndryshimet e mëdha që ka përjetuar gazetaria shqiptare.
‘Bota Sot’ i ka prirë shtypit shqiptar në diasporë, duke u bërë një dritare e rëndësishme për informimin e shqiptarëve kudo në botë. Edhe pse nuk u shpërnda fizikisht në Shqipëri, ajo mbeti një urëlidhëse mes shqiptarëve, duke pasqyruar realitetin shqiptar në të gjithë rajonin. Epoka e internetit i dobësoi mediat e shkruara në letër, por faqja online e ‘Bota Sot’ e bëri atë edhe më universale dhe më të aksesueshme”, ka vlerësuar ai për “Bota Sot”.
Po ashtu, Vata ka shtuar se “Bota Sot” karakterizohet nga vërtetësia, besueshmëria, paanësia dhe fryma kombëtare, duke theksuar larmishmërinë e temave që trajton: nga lajmi i shpejtë dhe kronika, te analiza, politika, kultura, arti dhe etnogjeneza.
“‘Bota Sot’ karakterizohet nga vërtetësia, besueshmëria, paanësia dhe fryma kombëtare. Larmia e temave që trajton, nga lajmi i shpejtë dhe koherent, te kronika, analiza, politika, kultura, arti dhe etnogjeneza, e bën një nga mediat më të konsoliduara sot, madje një nga
