Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo ka deklaruar se SPAK po eksperimenton me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Duke folur në “Open’ rreth dosjes së ish-klubit Partizani, Bozdo tha se SPAK ka vendosur me ndërgjegje të pastër për të shkelur procedurën gjyqësore.
Ai ngriti pyetjen se pse SPAK nuk shkoi në Parlament para se të merrte vendimin për Berishën, e më pas shtoi se SPAK po eksperimenton me të.
“Pse është bërë shkelje e Kushtetutës? SPAK ka vendosur me ndërgjegje të pastër për të shkelur procedurën dhe për të treguar se nuk pyesin për asgjë. Çfarë është pikëpyetje është se ‘Pse SPAK e bën këtë?”. Eksperimenton për herë të parë me Berishën”, u shpreh Bozdo.