Brad Pitt është gati të paraqitet në gjykatë për vazhdimësinë e betejës ligjore ndaj ish-gruas së tij Angelia Jolie dhe “bullizuesit” rus siç e ka cilësuar miliarderin Yuri Shefler. Javët e fundit aktori ka triumfuar në 3 beteja ligjore ndaj aktores dhe miliarderit.
Çifti që u nda në shtator të 2016-ës ende po lufton për financat, kujdestarinë e fëmijëve dhe kantinën “Château Miraval”. Në betejën e kësaj të fundit, Pitt ka hedhur në gjyq Jolie për prishje të kontratës së tyre, pasi aktorja ia shiti pjesën e saj të aksioneve oligarkut rus, pa aprovimin e aktorit.
Gjykata Superiore e Los Angeles-it ka vendosur që çështja të shkojë në një gjyq të mëtejshëm, duke krijuar kështu një përballje mes dy aktorëve dhe miliarderit. Thuhet se deri në këtë moment, Pitt ka shpenzuar më shumë se 10 milionë dollarë në pagesa avokatësh dhe detaje të tjera gjyqësore.
Përballja e radhës thuhet të jetë ndër më të fortat, por siç zbulon Page Six, aktori është i vendosur të luftojë me Jolie, po aq sa me miliarderin rus, i cili thuhet se shpesh herë në mënyrë direkte dhe indirekte e ka bullizuar dhe ofenduar aktorin, me të cilin tashmë ndan edhe pronën.