
Aktori hollivudian Brad Pitt është parë fundjavën që lamë pas në rrugët e New York-ut, ku tërhoqi vëmendjen e publikut jo vetëm për paraqitjen e tij elegante, por edhe për një ndryshim të dukshëm në pamjen fizike.
Fotot e publikuara nga mediat tregojnë që aktorit i kanë rëne flokët.
Pitt ndodhej në bregun lindor të SHBA-së, ndërkohë që fëmijët e tij jetojnë në Los Angeles me nënën e tyre, Angelina Jolie.
Kjo fundjavë përkoi me Ditën e Babait në SHBA, të cilën aktori e kaloi larg familjes.
Pas ndarjes së bujshme në vitin 2016, marrëdhënia e aktorit me disa prej gjashtë fëmijëve është përkeqësuar ndjeshëm.
Disa prej tyre kanë zgjedhur të shkëpusin çdo kontakt me të, ndërsa të tjerë kanë ndërmarrë hapa ligjorë për të distancuar publikisht lidhjen me të.
Situata ka mbetur e pandryshuar prej vitesh, edhe pse burime pranë aktorit bëjnë të ditur se ai është i hapur për të riparë marrëdhëniet në të ardhmen.
Ndërkohë, Pitt ka vazhduar jetën e tij personale në lidhje me Ines de Ramon dhe ka qenë më i pranishëm në projekte kinematografike, duke u fokusuar në karrierën dhe jetën personale larg vëmendjes mediatike për konfliktet familjare./TAR