ShowBizzz

Brenda dashurisë së Tom Cruise me Elsina Khayrova!

Tom Cruise, aktori ikonë i Hollivudit i njohur për rolet e tij, është sërish kryefjalë e mediave, por këtë herë, nuk është për filmin e tij të fundit. Tom Cruise, 61 vjeç, është parë me Elsina Khayrova, 36 vjeçe dhe të shumta kanë qenë aludimet e mediave se ai ka nisur një romancë të re.

Sipas miqve të afërt të çiftit, Cruise dhe Khayrova janë afruar më shumë javët e fundit, me yllin e Hollivudit që shpesh kalon net në apartamentin e saj luksoz prej 10 milionë paund në Knightsbridge, Londër.

 

Ata madje mori pjesë në Organizatën Bamirëse të Londrës, ku u përzien me anëtarët e familjes mbretërore, përfshirë Princin William. “Elsina dhe Tom janë bashkë”, ka treguar një burim. “Ata janë afruar shumë gjatë javëve të fundit, por bëjnë shumë kujdes që të mos fotografohen së bashku sepse duan të ruajnë privatësinë e tyre”.

Brenda dashurisë së Tom Cruise me Elsina Khayrova!

Cruise dhe Khayrova duket se shijojnë kënaqësitë e thjeshta të jetës, shpesh duke darkuar në restorante të Londrës dhe duke bërë shëtitje të qeta nëpër Hyde Park – megjithëse të maskuar për të shmangur vëmendjen e padëshiruar.

Romanca e çiftit për herë të parë u bë kryefjalë kur ata bënë debutimin e tyre publik në një festë në dhjetor, me burime që i thanë ekskluzivisht “Us Weekly” se ata po takohen. Fëmijët më të mëdhenj të Cruise, Isabella dhe Connor, thuhet se janë mbështetës të marrëdhënies dhe të emocionuar kur shohin babain e tyre të gjejë përsëri dashurinë.

 

Elsina ka qenë e martuar më parë me Dimitry Tsvetkov dhe është vajza e Rinat Khayrova, e cila është pjesëtare e Policisë Ushtarake Ruse. Ajo thuhet se ka dy fëmijë me Tsvetkov.

Mbetet për t’u parë nëse kjo romancë hollivudiane do t’i rezistojë kohës dhe nesë ata do të zgjedhin ta bëjnë publike..



bal