Ben Affleck dhe Jennifer Lopez organizuan një festë Krishtlindjesh ku morën pjesë personalitete të njohur, si Margot Robbie, Michael B. Jordan, Lily Rabe, Jenifer Leëis dhe të tjerë. Jennifer Lopez ndau në rrjetet sociale veshjen që ajo kishte zgjedhur për mbrëmjen. 54-vjeçarja kishte veshur një fustan të kuq të hollë që i vinte në pah format e saj trupore.
View this post on Instagram
Siç tha një i ftuar për revistën “People”, ylli i Hollivudit këndoi disa prej hiteve të sah, përfshi këngët “Jingle Bells”, “Have Yourself a Merry Little Christmas”.
Edhe pse Ben Affleck nuk ishte në asnjë nga fotot, një burim konfirmoi për të njëjtën revistë se ai ishte në festë. Madje ata thanë se kanë qenë të pranishëm dhe kanë kaluar shumë mirë edhe fëmijët e tyre.
Me sa duket, binjakët e Lopez, 15-vjeçarët Max dhe Emme, si dhe vajza e Affleck, Violet, 18, ishin “të gjithë atje duke kërcyer dhe duke kaluar një kohë të mrekullueshme”.
Këto janë Krishtlindjet e dyta që Bennifer ndajnë së bashku që nga martesanë korrik 2022. Dyshja u fejuan për herë të parë në fillim të viteve 2000, por ata e anuluan atë, për t’u ribashkuar gati dy dekada më vonë. Lopez njoftoi fejesën e tyre të dytë në prill 2022, 20 vjet pas fejesës së parë. Ata thanë “Po” në Las Vegas atë korrik, dhe më pas ata u bashkuan me miqtë dhe familjen për një festë në Gjeorgji muajin e ardhshëm.
bal