ShowBizzz

Bri Teresi pozon me librin në dorë, por vëmendjen e merr paraqitja e saj

Bri Teresi ka ndarë me ndjekësit një seri fotografish të reja në Instagram, këtë herë duke shijuar një moment të qetë me një libër dhe një filxhan kafeje.

E shtrirë në kopsht dhe e veshur me një bluzë në ngjyrë kremi, influencerja ka sjellë një atmosferë të qetë dhe elegante. Paraqitja e saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke marrë komente të shumta.

“What’s your favorite book?”, ka shkruar Bri mbi fotografi, duke i ftuar ndjekësit të ndajnë me të librat e tyre të preferuar.

E njohur si influencuese e golfit, Bri Teresi kombinon shpesh në publikimet e saj sportin, modën dhe stilin e jetës. Edhe këtë herë, fotografitë e saj kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Të Ngjashme