ShowBizzz

Britney Spears i kërkon falje publike Justin Timberlake!

Britney Spears i ka kërkuar falje ish-të dashurit Justin Timberlake, pak muaj pasi në librin e saj “The Woman in Me” rrëfeu detaje nga historia e dashurisë që kishte patur me të.

“Dua të kërkoj falje për disa nga gjërat që kam shkruar në librin tim. Nëse kam ofenduar ndonjë nga njerëzit për të cilët kam ende dashuri më vjen shumë keq”, shkroi Spears në një postim në Instagram. “Doja të thosha gjithashtu se jam e dashuruar me këngën e re të Justin Timberlake ‘Selfish’”, shtoi princesha e pop-it.

Britney Spears i kërkon falje publike Justin Timberlake!

Kërkimi i faljes vjen pasi këngëtarja e “Toxic” pretendoi se Timberlake e tradhtoi atë kur ishin në lidhje nga viti 1999 deri në 2002. Spears gjithashtu në libër shprehet si ai e detyroi atë të bënte një abort.

“E doja shumë Justinin. Mendoja se një ditë do të kishim një familje së bashku. Kjo do të ishte shumë më herët se sa e kisha parashikuar. Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj”, ka shkruar Spears në librin e saj.

“Jam i sigurt se njerëzit do të më urrejnë për këtë, por unë rashë dakord të ndërprisja shtatzaninë. Nuk e di nëse ky ishte vendimi i duhur. Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë”.



bal