ShowBizzz

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë – do të shkatërrojë njerëzit dhe veten

Dy vite e gjysmë pasi babai i Britney Spears hiqet nga kujdestaria e saj, shumë të afërm me yllin e muzikës po pyesin nëse kjo ka qenë zgjedhja e duhur për të. Një sërë veprimesh publike, përfshirë postime provokuese në rrjetet sociale dhe thashethemet për një gjendje të dobët shëndetësore dhe financiare, kanë rritur shqetësimet rreth mirëqenies së Spears.

Psikiatri i njohur Dr. Charles Sophy, i ftuar në TMZ Live, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për gjendjen e saj. Ai sugjeron se ka nevojë urgjente për ndërhyrje mjekësore dhe një forma të re të kujdestarisë: “Ndoshta personi i caktuar më parë si kujdestar nuk ishte zgjedhja më e mirë, por kujdestaria është vendosur për një arsye dhe duhet të rivlerësohet,” tha ai. “Kur përballeni me një çështje të rëndë të shëndetit mendor, nevojiten një strukturë dhe mbikëqyrje të vazhdueshme, dhe pa marrë parasysh, mjekimi është jetik.”

Britney Spears u vendos nën kujdestarinë e babait në shkurt të vitit 2008, pas një periudhe të vështirë personale dhe refuzimit për t’i lënë kujdestarinë e fëmijëve të saj ish-partnerit Kevin Federline, që pasoi me një trajtim në një klinikë psikiatrike.

Sot, Dr. Sophy është veçanërisht i shqetësuar nga sjellja e paqëndrueshme e Spears, shpenzimi i tepruar financiar, veprimet e pandërgjegjshme dhe impakti i saj në të tjerët. Ai shton se ka rreziqe të mëdha në vazhdimësi të kësaj situate, duke përfshirë mundësinë e dëmit ndaj vetes ose të tretit, ose rrezikun që ajo të përfundojë në një institucion psikiatrik dhe të detyrohet të trajtohet me ilaçe kundër vullnetit të saj.

Raportohet se Spears ka shpenzuar më shumë se një milion dollarë në udhëtimet e saj në Polinezinë Franceze, duke e vënë atë në rrezik të falimentimit, sipas burimeve të paidentifikuara. Kjo situata e vështirë e bën akoma më urgjente nevojën për ndërhyrje dhe mbështetje të duhur në këtë kohë kritike për yllin e popit.