Britney Spears ka konfirmuar se ajo “nuk do të kthehet më kurrë në industrinë e muzikës” pasi u tha se ajo po planifikonte një rikthim në studion e produksionit të muzikës. Ylli i pop-it sapo i dha një përgjigje pretendimeve në mediat amerikane se ajo po zgjidhte kantautorët për një album të 10-të në studio. Disa media kishin aluduar se Julia Michaels dhe Charlie XCX ishin dy nga bashkëpunëtorët e mundshëm të Britneyt, aludime të cilat vetë Spears i ka mohuar nëpërmjet një statusi në instagram.
“Vetëm që të jemi të qartë se shumica e lajmeve janë mbeturina. Ata vazhdojnë të thonë se po i drejtohem njerëzve të rastësishëm për të bërë një album të ri … Unë nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës dhe sinqerisht më pëlqen kështu.”- ka shkruar këngëtarja, e njohur për hitet ‘Baby One More Time’, ‘Oops!… I Did It Again’ dhe ‘Toxic’.
bal