ShowBizzz

Britney Spears, viktimë e mashtrimit në udhëtimin e saj në Meksikë: Sa para humbi këngëtarja?

Këngëtarja amerikane Britney Spears ka folur për vizitën e saj në Meksikë, duke treguar se është grabitur. 42-vjeçarja tregoi se në një dyqan, “një zonjë” e mashtroi duke i ngarkuar asaj dyfishin e çmimit për diçka që ajo nuk e specifikoi.

Spears ka rrëfyer situata të tjera që ka përjetuar në Meksikë: “Kam notuar lakuriq në det çdo natë në orën 3 të mëngjesit. Piva verë të shtrenjtë dhe këndova në dush. Kam bërë 12 video në Meksikë me fustanet e mia të reja të preferuara”.

Britney Spears, viktimë e mashtrimit në udhëtimin e saj në

“Një zonjë më ka mashtruar: më detyroi të paguaj 750 dollarë (afërsisht 12,456 pesos) në një dyqan kur ishte vetëm 300 (afërsisht 4,982 pesos).

I lava vetë rrobat e mia në vaskë. U bëra keq. Kam lyer me vaj të gjithë trupin ndërsa kam veshur rroba banje dhe e kam incizuar veten time. Dhe nuk e kam postuar kurrë. Mësova të shikoja lart. Pata ëndrra të çuditshme për muret e kishës.”, ka përfunduar Britney në postimin e saj.



bal