Aktori Bryan Cranston që luan rolin kryesor të Walter Whitet në serinë “Breaking Bad”, ka kërkuar nga fansat e kësaj serie që të pajtohen me idenë se kjo seri ka marrë fund.
Ndonëse “Breaking Bad” luajti gjatë viteve 2008 dhe 2013, kjo shfaqje televizive vazhdon të gjenerojë fansa të rinj, dhe me të edhe shpresën se mund të ketë sërish diçka nga kjo seri prej ku lindi edhe spinofi, “Better Call Saul”.
“Gjithçka duhet të marrë fund,” ka thënë Cranston. “Gjithçka është ciklike. Jetët tona janë ciklike”.
“Stinët, pemët, gjithçka. Dhe, pra, është në rregull të ketë një fillim, një mes, dhe një fund, dhe pastaj t’i lini gjërat të shkojnë. Jam krenar me atë që kemi bërë”.