Ylli Dervishi u eliminua ditën e premte (19 janar) nga Big Brother VIP Kosova 2.
Ai ka qenë një ndër konkurrentët më të fortë të këtij edicioni, ndonëse largimi i tij ka qenë i papritur.
Ai është kthyer sonte (e hënë) në spektakël, ku ka folur për kohën e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë.
Teksa komplimentoi dhe u dërgoi një mesazh banorëve, ish-konkurrenti ka falënderuar edhe të fejuarën.
“Desha të i falënderohem edhe gruas time për besimin që e ka pasur për mua dhe për mbështetjen që ma ka dhënë prej ditës së parë”, u shpreh ai.
Buci shtoi se i ka shijuar këto ditë dhe se ka kaluar kohë me familjen e shoqërinë.
Finalja e madhe do të mbahet më 2 shkurt (e premte).