Gjatë një dialogu të thellë me bashkëkonkurrentin Ardin, Buci, ka shpalosur ndjenjat e tij të forta rreth përvojës së tij me Ganiun brenda shtëpisë së famshme.
Buci ka nxjerrë në pah një ton të prerë kur ka rrëfyer përplasjen e tyre, duke u shprehur me një vendosmëri të pakundërshtueshme lidhur me ndërhyrjet e Ganiut në çështje personale.
“Atë ditë i thashë që ti më ke prekë në biznes, në famije, në grua, e bëri atë gjestin me më nënqmu me Go plus, nuk e di deri ku do me shku ky djalë kështu.” – shprehet Buci.
“Unë atij nuk ia kam përmend asnjë send prej jashtë, ndërsa ai i ka përmend krejt.” – shprehet Buci i zhgënjyer, teksa ndan këto mendime me Ardin.
Buci vijoi më tej, duke theksuar gatishmërinë e tij për të marrë masa ligjore në lidhje me akuzat personale që Ganiu i ka bërë.
“Për akuzë, ditën e parë jo, të dytën do të shkoj në polici, se jemi në television, jo në mahallë. Kam me shku në polici, ka me dahnë llogari ky vetë. Ndërsa për akuzat që me ka prekë në gru, kam me shkume burr ate baba i vet.” – shprehet Buci i zemëruar.