Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, siç duket është “ndarë” përfundimisht me kryeministrin Albin Kurti e shokët e tij të partisë. Ajo i ka reaguar sot kryeparlamentarit,
Glauk Konjufca, që tha se për shkak që ishte në SHBA nuk kanë mundur të koordinohen për dërgimin e letrës në Këshillin e Evropës. Deklaratat e tilla kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.
Osmani tha se deklarata e Konjufcës është qesharake pasi telefonat ekzistojnë dhe se një temë e tillë e rëndësishme do të duhej të ketë koordinim.
Ndër reagimet e shumta, ishte edhe ai i aktorit Fatmir Spahiu – Bufi, i cili ka ironizuar me këtë çështje.
Spahiu ka shkruar se nuk dakordohet me Osmanin për funksionimin e telefonatave, duke dhënë si ‘propozim’ që të rikthehet komunikimi me letra.
“Nuk jam dakord me Presidenten tone te nderume. Nuk funksionojne telefonatat mire ne Kosove.
Ska telefonate qe nuk nalet 4 here. Per internet as mos te flasim, plasem.
Une per veti jam tu e konsideru me rikthy komunikimin me letra e kartolina, kur te mrrin le te mrrin.” – ka shkruar ai.
ks