Lajme

Bujar Osmani tregon tentativën për atentat ndaj tij: Avioni ynë humbi nga radarët

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka treguar se kanë tentuar t’i bëjnë atentat.

Në një intervistë për “Opion”, ministri Osmani i cili gjithashtu do të kandidojë për postin e Presidentit të Maqedonisë, ka rrëfyer se kjo tentativë është bërë gjatë një vizite të tij në Transnistri, ku ndodhej si kryesues me një delegacion të OSBE.

Ai tha se pas vizitës që zhvilloi ditën e nesërme u arrestuan dhjetra persona lidhur me atentatin, i cili sipas ministrit ishte i porositur nga Moldavia me qëllim për të krijuar tensione.

“Në Transnistri kam qenë vitin e kaluar si kryesues i OSBE-së, madje kishte një tentim për atentat. Të nesërmen pas vizitës sime si kryesues i OSBE-së arrestohet një numër i madh i njerëzve që kishin pretenduar sulm ndaj konvoit tim, mirëpo e porositur nga Moldavia, me qëllimin për të krijuar tension brenda”, tha Osmani, teksa më tej shtoi se gjatë fluturimit, avioni shtetëror me të cilin ai po udhëtonte u zhduk nga radarët.

Ministri tregoi se nga Moldavia deri në Shkup avioni me të cilin ai po udhëtonte nuk figuronte në radar dhe humbi të gjitha kontaktet me kullat e kontrollit.

Lidhur me këtë ngjarje Osmani theksoi se kanë vendosur në dijeni edhe NATO-n.

 “Kishte një incident në avionin tim për në Shkup, ku kishte humbur nga radari dhe nga Moldavia deri në Shkup ne nuk jemi identifikuar nga asnjë radar në tokë, por kemi ndjekur koordinatat. Avioni Humbi kontaktin me të gjitha kullat e kontrollit nga Moldavia deri në Shkup dhe ne kmi vënë në dijeni edhe NATO-n”, shtoi Osmani, duke theksuar se lidhur me këtë ngjarje ka nisur dhe një hetim.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo