Lajme

Bujar Spahiu sfidon kritikët, myslimanët e rizgjedhin në krye të KMSH

Pavarësisht “zhurmës”, Bujar Spahiu është zgjedhur me 82 vota si kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.  Në total kanë votuar 92 anëtarë të kryesisë, ku vetëm 10 prej tyre nuk janë shprehur pro Spahiut.

Pas dhënies së vendimit, ai mbajti një fjalim ku paralajmëroi se do të ndjekë rrugët ligjore, kundrejt atyre që abuzojnë dhe flasin pa fakte.

Kam qenë dhe do jem i hapur që besimtarët të shprehin lirisht mendimin e tyre. Ju garantoj se cili prej jush do gjejë një atmosferë të të menduarit i lirë, shkëmbimit të ideve, deri në atë masë sa kjo i shërben qëllimit dhe misionit tonë të përbashkët. Do të ndjek rrugët ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte dhe nxit përçarje mes besimtarëve. KMSH do të vijojë të jetë vijues i traditës, ne kemi qenë faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi. Do e ruajmë këtë traditë. Do vijojmë të japim kontributin që na takon. Familja është qeliza bazë e shoqërisë dhe do bëjmë çmos që kjo qelizë të jetë e shëndetshme. Besimtarët dhe gjithë shqiptarët le të kthejnë sytë nga zoti të na udhëzojë në rrugën e drejtë,” deklaroi gjatë fjalës së tij Bujar Spahiu.

Sakaq, jashtë Medresesë së Tiranës u mblodhën një grup protestuesish, të cilët me pankarta në duar, ata akuzojnë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë së është influnecuar nga organizata  FETO, e Fet’hullah Gylenit. Protestuesit kërkojnë medoemos largiminin e gylenistëve nga KMSH-ja.

“Të largohen gylenistët nga pushtimi i KMSH-së”, “FETO Leave Albanian Islam Alone”, “Legjitimitet për KMSH-në”, “Gylenistë ne nuk iu duam”, shkruhet në disa prej pankartave.

Këto tensione janë thelluar më tej nga kërkesat e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama për pastrimin e KMSH nga prania e organizatës së quajtur “FETO”, e cila është akuzuar për veprimtari terroriste.

Njjë prej pikave të pengesës për inagurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, e financuar nga Turqia, është pikërisht kjo situatë e tensionuar. Erdogan ka bërë të qartë se qëndrimi i tij është se nuk do të lejojë asnjë lidhje me organizatën e Fetullah Gylenit, dhe kjo ka ndikuar në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë, duke bërë që xhamia të mbetet pa inaguruar derisa të zgjidhet ky çështje.

Në garë me Bujar Spahiun, aktualisht në detyrë ishte edhe Eduard Shefki, administrator i myftinisë së Durrësit, dhe Emirjon Vathaj, myftiu i Breatit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo