ShowBizzz

Bukuroshja nga Tajlanda shpallet “Miss World 2025”!

Spektakli i sivjetshëm i Miss World mblodhi 108 konkurrente nga e gjithë bota.

Opal Suchata Chuangsri nga Tajlanda u shpall zyrtarisht Miss World 2025.

Ndër konkurrentet që u renditën direkt në Top 40 ishin edhe Millie-Mae Adams nga Uellsi dhe Monica Kezia Sembiring nga Indonezia, fituese në sfidat paraprake.

Fitorja e Opal është një burim krenarie për Tajlandën, ndërsa ajo merr stafetën nga Kristina Piszková e Çekisë.

Bukuroshja tajlandeze do të përfaqësojë zërin e organizatës Miss World në mbarë botën si ambasadore globale për kauza humanitare.

Opal ka lindur më 20 mars 2003 në Phuket.  Ajo vjen nga një familje me reputacion; babai i saj është pronar hoteli. Opal flet edhe dy gjuhë të tjera; anglisht dhe kinezisht. Ajo studion shkenca politike në universitetin shtetëror të Bangkokut, me fokus në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë. Bukuroshja nga Tajlanda është e angazhuar edhe në aktivizëm. Kur ishte vetëm 16 vjeçe, i është nënshtruar një operacioni serioz për heqjen e një gungë beninje në gji. Pas kësaj, ajo nisi fushatën “Opal For Her”, e cila synon të rrisë vetëdijen për shëndetin e gjirit dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit.