Lajme

Burim Ramadani u bën thirrje shqiptarëve: Votoni sot, mos e humbni zërin tuaj

Deputeti Burim Ramadani u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në votimet e sotme, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit politik dhe të bashkimit të shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë masivisht, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet dhe interesat e shqiptarëve të përfaqësohen në institucionet e Serbisë.

Ai ka vënë theksin te bashkimi i shqiptarëve dhe rëndësia e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor, duke e lidhur këtë me mundësinë për një përfaqësim më të fuqishëm politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Postim i plotë:

Shqiptarë të Luginës, votoni sot! Mos e humbi zërin tuaj, përfaqësimin tuaj.

Masivisht dhe me besim për t’u dëgjuar zëri juaj!

Në Serbi zgjedhjet nuk kanë qenë asnjëherë demokratike, rrjedhimisht as qeverisja.

Përfaqësimi shqiptar të jetë me bashkim dhe zëri juaj të jetë aty më i fuqishëm!

Të Ngjashme