Lajme

Rron Gjinovci: Vuçiqi po bie, Ramës i kanë mbetur 72 orë

Analisti Rron Gjinovci ka komentuar daljen e votuesve në zgjedhjet në Serbi, duke pretenduar se deri në orën 09:00 pjesëmarrja ka arritur në 12%, krahasuar me rreth 5% në zgjedhjet e viteve të kaluara.

Në një postim, Gjinovci ka deklaruar se kjo është shenjë e rënies së Aleksandar Vučićit, ndërsa kryeministrit shqiptar Edi Rama i ka parashikuar vetëm 72 orë afat pas rënies së tij, duke pretenduar se më pas do t’i duhet të largohet drejt Turqisë ose do ta presë burgu.

Postimi i Rronit:

Deri në ora 9:00, dalja në zgjedhje në Serbi përgjatë viteve 2014, 2016, 2020, 2022, 2023, ka qenë përafërsisht 5%, sot më 2026 është 12%. Shoku i Edi Ramës Vučić po bjen. Rama i ka afat 72 orë pas rënies së Vučićit pra deri të mërkuren, me ikë për Turqi si azilkërkues, përndryshe e pret burgu i gjaaaaaaatë.

Të Ngjashme