Lajme

Burrë e grua u shuan në aksident, identifikohen 4 viktimat dhe të plagosurit

Janë identifikuar katër viktimat dhe dy të plagosurit e aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Tepelenë-Memaliaj.

Mësohet se tre prej viktimave janë nga e njëjta familje. Bëhet fjalë për Lavdosh dhe Lefteri Begaj, çifti i bashkëshortëve si dhe 85-vjeçarja Afërdita Begaj, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin me mjetin tip “Toyota Yaris”. Tre anëtarët e familjes Begaj ndodheshin në mjetin që u përplas me automjetin tip “Benz” i cili drejtohej nga 42-vjeçari Riza Rrapaj, i cili fatkeqësisht po ashtu ndërroi jetë.  Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta.

Ndërkohë, sipas njoftimit të Policisë mësohet se i plagosur lehtë ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit  “BMW”, shtetasi me ininciale E.P, si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

TS Poll - Loading poll ...

Viktimat:

Riza Rrapaj-42 vjeç drejtuesi i automjetit “Merecedes Benz”

Lavdosh Bega 62-vjeç, drejtuesi i automjetit “Toyota Yaris”

Lefteri Bega 57-vjeç, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit tip “Toyota Yaris”

Afërdita Begaj 85-vjeç

Të plagosur

Lavdie Meta 63-vje, në gjendje të rëndë

Jani Meta 60-vjeç në reaminacion

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me  automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj. 

Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe. 

Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. 

Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë. 

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo