Një burrë ka rrëfyer se ka plotë 10 vite që nuk ka bërë seks.
Ai tregoi se kjo kohë e gjatë pa kontakte fizike e intime, po e çmend atë.
Burri po ndjehet i mjerë, kështu që po mendon që ta divorcoi gruan e tij ose ta shtyejë atë të shkojë tek një këshillues çiftesh.
Për këtë çështje, ai kërkoi një këshill nga psikologia e “The Sun”, transmeton “Bota sot”.
Rrëfimi i plotë
Unë po ndihem i mjerë në një martesë pa seks dhe kam dëshirë t’i jap gruas time një ultimatum – ose ajo na gjen një këshilltar ose unë do ta divorcoj.
Ne nuk kemi qenë fizikisht intim për të paktën dhjetë vjet, dhe unë jam duke u çmendur nga zhgënjimi.
Unë jam 57 dhe ajo 55. Ne jemi të martuar për 30 vite dhe kemi dy vajza të rritura.
Ne provuam këshillimin disa vite më parë, por ajo nuk donte të dëgjonte se çfarë kishte për të thënë terapisti.
Me kënaqësi do t’i provoja përsëri këto seanca dhe do të gjeja dikë tjetër për të folur, por ajo nuk është e interesuar.
Por ajo e ka pranuar se nuk ka qenë e lumtur për 15 vjet – gjë që më befasoi vërtet.
Unë jam në fund të lidhjes sime. Diçka duhet të ndryshojë, ose mund të divorcohemi.
Çfarë kuptimi ka të vazhdojmë nëse ajo nuk është e interesuar të punojë në marrëdhënien tonë?
Vajzat tona janë shpërngulur dhe janë të dyja të martuara. Ato kanë jetën e tyre.
Më duhet të di se ka një afat kohor të caktuar që gjërat të përmirësohen, ose thjesht do të ecim në mënyrë të mjerueshme.
Përgjigja e psikologes: Një jetë e shëndetshme seksuale ka përfitime të mëdha për shëndetin mendor dhe i afron çiftet, kështu që është plotësisht e kuptueshme që kjo ju ka lënë të ndiheni të frustruar.
Por ultimatumet mund të jenë të rrezikshme.
Dhe rregullimi i jetës tuaj seksuale nuk është diçka që mund ta bëni brenda natës ose ta detyroni atë ta bëjë.
Flisni me gruan tuaj se si ndiheni dhe tregojini asaj se jeni në prag të divorcit, por doni të shpëtoni martesën tuaj.
Ajo është gjithashtu e qartë e pakënaqur. Është e mundur që menopauza të ketë ndikuar në interesin e saj për seksin, ose ajo mund të jetë në depresion.
Sugjerojeni të vizitojë mjekun e saj.