Këngëtari Butrint Imeri ka premtuar se do kontribuojë në ngritjen e temperaturave.
Për këtë ai ka një metodë të veçantë.
Publikimi i këngës së tij të ardhshme, e cila sipas Butrintit do jetë një “hit i padiskutueshëm”, sipas tij, do e çojë temperaturat në 50 gradë celcius.
Kështu shkroi artisti me shaka, në mediat e tij sociale, duke ndarë fotografi edhe nga bisedat me një prej miliona ndjekësve në Instagram.
Dy këngët e fundit që Butrinti solli, rezultuan goxha të suksesshme – “Psikopat” numëron mbi 25 milionë klikime në YouTube, kurse “Tu menu” mbi 10 milionë.
ks