Lajme

Buxheti i 2024, ministri Mete tregon se kur do të nisë rritja e pagave

Ministri i Financave, Ervin Mete ka folur për buxhetin e 2024, që u miratua një ditë më parë mes tensioneve në Kuvend.

Ministri tha se buxheti fokusin e ka te rritja e pagave dhe investimet publike. Po ashtu ministri sqaroi se rritja e pagave do të nisë nga mesi i vitit 2024.

“Ne kemi buxhetuar rritje në investimet publike për vitin tjetër. Fokusi i  vitit tjetër, është buxheti i rritjes së pagave dhe i shpërndarjes së mirëqenies. Fakti që ne shkojmë me rritjet për investimet publike janë të rëndësishme

Rritja e pagave do nisë nga mesi i viti dhe këtë e kam thënë edhe gjatë konferencës për media. Gjatë pjesës së parë do të nisin kalkulimet për rritjen për të pasur një bazë krahasuese”, tha ai. për “Top Story” në “Abc news”.