Lajme

Buzë parkut të Liqenit, vendoset busti i poetit Rinush Idrizi

Sot, familjarë, miq, shokë, studentë dhe kolegë të poetit dhe publicistit të njohur prof. Rinush Idrizi morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së bustit të tij buzë shëtitores në parkun e Liqenit.

Para ceremonisë së inagurimit të bustit, i cili është krijuar me mjeshtëri nga skulptori, Fatos Kola, të gjithë të pranishmit mbajtën një takim ku dhe folën për kontributet e veçanta që i madhi Rinush Idizi i ka dhënë letërsisë shqipe.

Të gjithë, si familjarët, kolegët po ashtu dhe studentët s’kursyen vlerësimet ndaj profesorit, i cili përgjatë gjithë jetës së tij i dha aq shumë letërsisë shqipe dhe i ka dhënë dije me mijëra nxënësve.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo