ShowBizzz

Bye bye! Dini sapo zbuloi ndryshimin e madh në BBVK 5

Vetëm pak ditë para nisjes së edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova, i cili fillon këtë të premte, përgatitjet për spektaklin duket se po sjellin ndryshime të rëndësishme.

Moderatori Alaudin Hamiti ka ndarë me ndjekësit në Instagram një pamje nga prapaskenat, duke zbuluar se studioja e mëparshme po çmontohet për t’i lënë vend një ambienti krejtësisht të ri.

Në fotografinë e publikuar, skenografia e vjetër shihet e çmontuar, me pjesë të saj të shpërndara në dysheme.

Krahas imazhit, Hamiti ka ndarë edhe një mesazh që konfirmon ndryshimin e madh që po bëhet gati për këtë edicion.

“Bye bye skenografia e vjetër. Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”, ka shkruar ai.

Tashmë, vëmendja është te studioja e re dhe surprizat që do të sjellë ky edicion, i cili nis të premten dhe pritet të shënojë një tjetër kapitull për Big Brother VIP Kosova

Të Ngjashme