Deputeti I PD, Oerd Bylykbashi deklaroi sot se Reforma Zgjedhore do të bëhet me pjesëmarrjen e dy grupimve të Partisë Demokratike, ku përfshihet edhe një “pjesë e vogël” e deputetëve që përfaqëson Lulzim Basha.
I ftuar në emisionin “Breaking” me moderatoren Dafina Hysa, Bylykbashi shpjegoi se 47 deputetë kanë kërkuar që të rikompozohet gjysma që i takon opozitës, për të realizuar komisionin, siç ka qenë 20 vitet e fundit, pa ndyshime.
“Edi Ramës i duhet një komision me Lulzim Bashën. Opozita e cila ka bërë dje një kërkesë zyrtare, 47 deputetë kanë kërkuar që të rikompozohet gjysma që i takon opozitës, sepse kërkojmë të bëjmë një gjë shumë të thjeshtë, një komision siç ka qenë 20 vitet e fundit.
Një komision që i përfshin të gjitha, edhe pjesën e vogël të Lulzim Bashës. Dhe bashkëkryetari përcaktohet nga ky vullnet maxhoritar i opozitës. Që do të thotë se të dyja grupimet, maxhoranca dhe opozita kanë të drejtën e vetos.
Edi Ramës i intereson të bëjë atë që tha në dhjetorin e vitit që shkoi. Të arrijë një shumicë që të miratojë rregullat që ai do. Këtë gjë mund ta bëjë vetëm me Lulzim Bashën.
PD-në Lulzim Basha e ka grabitur dhe e mban. Grupin parlamentar po kështu, reformën zgjedhore..Gjykata e Lartë e ka prishur vendimin që i jepte të drejtë Lulzim Bashës,” tha Bylykbashi.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo