LifeStyle

Çaji i kësaj bime të njohur qetëson brenda ditës kollën

Trumza është një nga bimët më efektive kur bëhet fjalë për kollitjen, dhe është e veçantë në atë që shëron të gjitha llojet e kollës: të thatë dhe produktiv

Trumza përdoret në shumë përgatitje medicinale dhe është pjesë e shumë shurupeve dhe çajrave.

Çaji i trumzës zgjeron rrugët e frymëmarrjes dhe lehtëson frymëmarrjen, kështu që lehtëson gjithashtu kollën shumë shpejt.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

1 lugë çaji trumzë të thatë

1 filxhan ujë të vluar

1 lugë çaji mjaltë

PROCEDURA:

Vendosni një lugë çaji trumzë të thatë në një filxhan me ujë të valë dhe trazojeni. Lëreni të mbuluar për 20 minuta, pastaj kullojeni dhe shtoni 1 lugë çaji mjaltë.

Çaji i përgatitur në këtë mënyrë pihet në gllënjka, jo menjëherë, 2-3 herë në ditë, derisa kollitja të ndalet.