ShowBizzz

Camila Cabello ironizon Katy Perry: Nuk kisha para për të fluturuar në hapësirë, bëra video

Camilla Cabello ka ironizuar këngëtaren e njohur Katy Perry-t për udhëtimin që ajo bëri në hapësirë para se të fillonte turneun e saj “Lifetimes”. Këngëtarja shpërndau një video në TikTok ku ajo mban një letër me datat e turneut të saj të ardhshëm të titulluar “Yours, C”.

“Nuk kisha buxhet për të fluturuar në hapësirë për të promovuar datat e turneut tim, kështu që bëra këtë TikTok”, shkroi Cabello në video ku në sfond luhej një këngë e saj. Turneu i këngëtares së hitit “Havana” fillon më 21 Qershor në Marbella, Spanjë dhe përfundon më 14 Shtator në São Paulo.

Katy Perry ishte pjesë e ekuipazhit vetëm me gra që fluturoi në hapësirë për 11 minuta me kompaninë Blue Origin të Jeff Bezos më 14 Prill. Krijuesja e hitit “I Kissed a Girl” është kritikuar shumë që kur u kthye nga udhëtimi i saj shumë i shkurtër në hapësirë .

@camilacabello @Katy Perry ♬ E.T. – Katy Perry

Shumë ironizuan këngëtaren, e cila në momentin kur zbriti puthi tokën, diçka që shumë fansa e kanë quajtur të panevojshme duke patur parasysh rastin e dy astronautëve që ngecën në hapësirë për nëntë muaj pas një udhëtimi që ishte planifikuar vetëm për tetë ditë