Ish-diplomati, Blerim Canaj, vlerëson se aktualisht është një kohë e ndarjes së interesave gjeopolitike dhe për këdo që e rrezikon paqen dhe qetësinë do të ketë pasoja, ashtu siç ka ndodhur më parë.
Më tej, Canaj ka thënë se edhe pse Rusia për momentin është në pozicion më të favorshëm, SHBA-të nuk do të ndalin tentimet për partneritet me këtë shtet për shkak se interes të tyre vazhdojnë ta kenë largimin e Serbisë nga orbita ruse.
“Është njëfarë kohe e ndarjes së intersave gjeopolitike, por nëse ka njerëz që e rrezikojnë paqen dhe qetësinë absolutisht që do të ketë konsekuenca për ta nuk dyshoj aspak, se nëse ka pasur konsekuenca për secilin deri më tani. Unë mendoj që lista mund të zgjerohet. Vulini ka marrë pozicion shtetëror edhe pse ka qenë në listën e zezë për shkak se ka qenë ndoshta edhe lidhja e Serbisë me Rusinë, dmth ai i ka kontaktet direkte atje por edhe me shërbimet sekrete ruse por jo vetëm me ato ruse por edhe me ato kineze, e kjo natyrisht që tregon për njëfarë pozicioni më të favorshëm të Rusisë për shkak të atyre tri karrigeve tani më të cilat po i shfrytëzon, mirëpo kjo nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani do të shkojnë dhe të mos tentojnë edhe më tutje që të ketë njëfarë partneriteti dhe marrëdhënie me Rusinë për shkak se në interesin e saj është që Serbia të hiqet nga orbita ruse dhe do të vazhdohet me këtë”, ka thënë ish-diplomati në emisionin “Këndi i Ditarit” në tëvë1./teve1.info/