Cardi B del vetëm në të brendshme, në videoklipin e ri muzikor për ‘freestyle’-in e saj “Like What”.
Videoja muzikore u drejtua nga bashkëshorti i reperes, Offset, 32 vjeç.
Kjo vetëm nxit spekulimet se çifti mund të jetë pajtuar vetëm dy muaj e gjysmë pasi konfirmuan ndarjen e tyre shokuese, shkruan DailyMail.
Cardi publikoi “Like What” në mesnatë, teksa u shkroi fansave të saj në Instagram: “Ja ku jemi përsëri”.
Videoja muzikore fillon me pamjet me dron të një mega-rezidence xhami në një kodër me një pishinë të madhe.
Cardi shfaqet pothuajse nudo, e cila mezi mund të mbulojë gjoksin e saj, ndërsa ajo shtrihet në korridor me një pallto luksoze leshi.
Ajo ka bixhuter prej diamantidhe flokët e saj janë tërhequr në një topuz të ngushtë për të treguar grimin e saj dramatik.
Ajo zbret nga shkallët e rezidencës dhe shkon në oborrin e shtëpisë ku heq pallton dhe fillon të shtrihet në një divan të kuq.
Krijuesja e hitit “WAP” kthehet nga kamera që të zbulojë të pasmet e saj të zhveshura përpara se një pamje dramatike me kënd të lartë të vërë në pah dekoltenë e saj.