Reperja Cardi B ka zbuluar emrin e fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Offset. Me anë të një psotimi në Instagram, reperja publikoi një video ku dukeshin pesë byzylykët diamanti që mban në dorë.
Dy nga byzylykët shkruanin emrat e dy fëmijëve të parë, vajza Kulture, gjashtë vjeç dhe djali Ëave, tre. Ajo u mundua të mos e tregojë të plotë byzylykun me emrin e fëmijës së saj të tretë, por dukej që emri mban shkronjat “B” dhe “L”.
“Nuk mund ta shihni ende emrin e vajzës sime, kështu që më duhet ta fsheh të fundit“, tregoi ajo ndërsa ktheu kyçin e dorës për kamerën.
Mirëpo të shumta ishin komentet e fansave se vunë re edhe shkronjat ‘S’ dhe ‘O’ dhe ‘M’ në byzylykun e diamantit. Shumë prej tyre komentuan se emri i vajzës së porsalindur është ‘Blossom’, ndërkohë, të tjerë shkruajnë se vajza quhet ‘Bloom’.
bal