Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka reaguar zyrtarisht në lidhje me çarjen e tubacionit të ujit mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e Saukut në Tiranë. UKT bën me dije se si pasojë e këtij defekti, do të kufizime të pjesshme në furnizimin me ujë në zonat e Daiasit dhe Lundrës.
Po ashtu sipas Ujësjellësit të Tiranës, janë marrë masa dhe po punohet për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në këto dy zona.
NEWS Çahet argjinatura e lumit Seman, përmbyten banesa dhe toka bujqësore!Ndërsa në njoftim theksohet gjithashtu se nga problematika në fjalë, nuk preken zona të tjera të qytetit të Tiranës.
“Për shkak të një defekti në linjën e transmetimit DN 315 mm HDPE në zonën e TEG-ut do të ketë kufizime të pjesshme në furnizimin me ujë në zonat e Daiasit dhe Lundrës.
Theksojmë se si pasojë e këtij defekti nuk preken zona të tjera të qytetit të Tiranës.
NEWS Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, njofton gazetarët për ndarjen nga jeta të ish-vjehrrit: Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?Stafi teknik i UKT-së po merr masa të menjëhershme për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në këto dy zona”, thuhet në njoftimin e UKT-së.
