Cassie Ventura ka thyer heshtjen me një deklaratë emocionale gati një javë pasi u shfaqën pamjet e kamerave të sigurisë së një hoteli që tregonin Sean “Diddy” Combs duke e dhunuar atë në 2016.
“Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen nga familja ime, miqtë, të huajt dhe ata që ende nuk i kam takuar”, shkroi këngëtarja 37-vjeçare nër Instagram të enjten. “Kjo dashuri kaq e madhe nga ana juaj ka krijuar një vend për versionin tim të ri që të vendoset dhe të ndjehet i sigurt tani, por ky është vetëm fillimi. Dhuna në familje është problemi. Më ktheu në një person që nuk e kisha menduar kurrë se do të bëhesha. Me shumë punë të palodhur, jam më mirë sot, por rruga drejt shërimit nuk mbaron kurrë”.
Këngëtarjau bëri thirrje ndjekësve të saj që “të hapin zemrën tuaj për viktimat”.
Ajo shpjegoi, “Duhet shumë zemër për të thënë të vërtetën mbi një situatë në të cilën je e pafuqishme. Unë u zgjas dorën atyre që ende jetojnë me frikë. Askush nuk duhet ta mbajë këtë peshë vetëm.”
CNN publikoi pamjet më 16 maj ku Combs, 54 vjeç, shihej duke shkelmuar dhe tërhequr zvarrë të dashurën e tij të atëhershme në një hotel.
Combs publikoi një video në Instagram të dielën për të kërkuar falje, duke thënë: “Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia në atë video. Jam i neveritur.”